23.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Ekspertja Silva Bino: Nëntipi i ri i COVID po monitorohet, por nuk është identifikuar ende në Shqipëri

Një variant i ri i Sars-CoV-2, nënvarianti i Omicron, po përhapet aktualisht në Europë, SHBA dhe Azi, dhe është ndër nëntipet që po monitorohen me kujdes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Megjithatë, në Shqipëri nuk është identifikuar ende asnjë rast i këtij nëntipi, ndërsa rastet e përgjithshme me Covid-19 mbeten sporadike dhe të lehta.

Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, deklaroi se “në këtë periudhë nuk kemi rritje të infeksioneve respiratore, pasi po i monitorojmë me kujdes. Mbi 90% e testeve të kryera rezultojnë negative”.

Ky mutacion i ri i Covid-19 përhapet lehtë dhe manifestohet me simptoma të zakonshme si dhimbje fyti, kollë e thatë, lodhje, temperaturë, dhimbje muskujsh dhe shqetësime gastrointestinale, por nuk ka shkaktuar forma të rënda të sëmundjes. “Nuk është për t’u shqetësuar. Nuk kemi identifikuar asnjë rast me këtë variant në vendin tonë, por jemi duke e monitoruar situatën”, shtoi Bino.

Ekspertja thekson se megjithëse Covid-19 nuk është larguar, nuk ka arsye për panik, por vetëm për kujdes të vazhdueshëm. “Duhet të vazhdojmë të respektojmë masat bazë të mbrojtjes, pasi virusi është ende prezent”, përfundoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...