10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

“Jam Ilir Meta o superbudallenj,do shkojmë te populli i 2 Marsit që është irrituar”,shprehet Meta kur pyetet nga gazetarët

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka mbajtur sot një konferencë për mediat, ku u pyet nëse do të lirojë zyrën në rast shkarkimi nga Gjykata Kushtetuese.

Presidenti u shpreh se ai po pret me padurim që të mbarojë mandatin e tij kushtetues në krye të presidencës, për tiu bashkuar popullit të 2 Marsit, që sipas tij është irrituar ndjeshëm me falsifikimet e fundit.

“Ju thoni që nëse është 24 Korriku sot, unë them që të ishte dje, nuk do të ketë asnjë bravë shtesë, në 24 Korrik do të bëjmë një festë të gjithë së bashku, dhe pastaj do shkojmë te populli i 2 Marsit që është irrituar shumë nga këto falsifikimet e fundit. Pjesë tjetër është dinamike, nuk varet nga presidenti. Ta harrojnë të gjithë ata që kanë menduar se në mënyrë mafioze, rilindas vendas dhe ndërkombëtar se do të varrosin pluralizmin politik në Shqipëri. Jam Ilir Meta o superbudallenj”, tha Meta.

Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, Meta njoftoi se ai ka firmosur kallëzim penal ndaj zyrtarëve të Kuvendit, që kanë falsifikuar dokumentet, dhe i kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese si prova për shkarkimin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...