Tiranë, 21 janar 2026 – Motra e Mateos ka folur për herë të parë lidhur me marrëdhënien e vëllait të saj me Brikenën, gjatë emisionit “Breaking” në Top News.
“Jam pak xheloze për vëllain tim! Nuk e di a do doja ta kisha Brikenën si kunatë. Mateo më tregoi gjithçka para se të futet në shtëpi, që të isha në dijeni! Nuk e di! Brikena po hakmerret ndaj Mateos!” – tha ajo, duke lënë të kuptohet tensioni mes tyre.
Deklarata e motrës hedh dritë mbi dinamikën brenda shtëpisë dhe ngre pikëpyetje për sjelljet e Brikenës gjatë programit, ndërkohë që publiku dhe banorët vijojnë të ndjekin me vëmendje zhvillimet mes çiftit.






