24.4 C
Tiranë
Thursday, August 6, 2026

“Ik P**dhu”, eurodeputeti danez i drejtohet Trumpit për Groenlandën në Parlamentin Evropian

Një moment i paprecedentë ka ndodhur sot në Parlamentin Evropian, ku eurodeputeti danez Anders Vistisen iu drejtua presidentit amerikan Donald Trump me fjalë të forta, gjatë një debati mbi çështjen e Groenlandës.

“Zoti president, po jua them në një gjuhë që ta kuptoni: Ik P**dhu (Fuck off),” deklaroi Vistisen nga foltorja, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj çdo presioni të SHBA-ve për ishullin strategjik. Ndërprerja e menjëhershme nga drejtuesi i seancës për shkak të rregulloreve nuk e zmbrapsi mesazhin politik, i cili u perceptua qartë nga pjesëmarrësit.

Vistisen riafirmoi qëndrimin e Danimarkës dhe të një pjese të eurodeputetëve për sovranitetin dhe integritetin territorial të Groenlandës, duke theksuar se vendi nuk mund të ndikojë nga jashtë për vendimet e brendshme.

Deklarata e eurodeputetit vjen në një kohë tensionesh diplomatike, pas rikthimit të diskutimeve mbi planet e SHBA-ve për të kontrolluar Groenlandën, një çështje që ka shkaktuar debate të ashpra në Europë dhe në komunitetin ndërkombëtar.

Ky incident ka rikthyer vëmendjen mbi raportet transatlantike dhe mënyrën se si vendet evropiane po reagojnë ndaj ndërhyrjeve të mundshme strategjike të Shteteve të Bashkuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...