9.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

“Jam plotësisht i pafajshëm” – Hashim Thaçi në nisje të fjalimit në Hagë

Hagë – Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur fjalimin e tij para trupit gjykues në seancën që po zhvillohet në Hagë, duke deklaruar se është plotësisht i pafajshëm ndaj akuzave të ngritura.

Në fjalën e tij, Thaçi theksoi se në fillim të vitit 1998, në kohën kur ndodhën masakrat në Kosovë, ai ishte student në Zyrih dhe nuk po bënte plane për të marrë kontrollin e vendit. Sipas tij, i vetmi që po ndërmerrte plane përshkallëzimi ishte ish-presidenti serb Slobodan Milošević.

“Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm. Në kohën e masakrave në fillim të vitit 1998, isha student në Zyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës; i vetmi njeri që po bënte plane morbidë ishte Sllobodan Millosheviç”, u shpreh ai.

Thaçi deklaroi se vendimi për t’u kthyer në Kosovë erdhi pas pamjeve të masakrave dhe se nuk mund të qëndronte indiferent.

“Duke i parë masakrat në vendin tim, nuk mund të qëndroja indiferent. Vendosa të vij në Kosovë, ashtu siç do të bënte secili prej jush. Për këtë jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave, si dhe për përpjekjet e NATO-s me të cilët bashkëpunuam ngushtë. Është e rëndë të dëgjoj këto akuza. Unë nuk isha i sigurt nëse do ta shihja më familjen time, e lëre më të ushtroja kontroll. U ktheva në atdhe për të rrezikuar jetën time për liri”, tha Thaçi.

Procesi gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së vijon në Hagë, ndërsa pritet që gjykata të shqyrtojë argumentet e mbrojtjes dhe të prokurorisë përpara vendimit përfundimtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...