26.9 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

“Jam plotësisht i pafajshëm” – Hashim Thaçi në nisje të fjalimit në Hagë

Hagë – Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur fjalimin e tij para trupit gjykues në seancën që po zhvillohet në Hagë, duke deklaruar se është plotësisht i pafajshëm ndaj akuzave të ngritura.

Në fjalën e tij, Thaçi theksoi se në fillim të vitit 1998, në kohën kur ndodhën masakrat në Kosovë, ai ishte student në Zyrih dhe nuk po bënte plane për të marrë kontrollin e vendit. Sipas tij, i vetmi që po ndërmerrte plane përshkallëzimi ishte ish-presidenti serb Slobodan Milošević.

“Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm. Në kohën e masakrave në fillim të vitit 1998, isha student në Zyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës; i vetmi njeri që po bënte plane morbidë ishte Sllobodan Millosheviç”, u shpreh ai.

Thaçi deklaroi se vendimi për t’u kthyer në Kosovë erdhi pas pamjeve të masakrave dhe se nuk mund të qëndronte indiferent.

“Duke i parë masakrat në vendin tim, nuk mund të qëndroja indiferent. Vendosa të vij në Kosovë, ashtu siç do të bënte secili prej jush. Për këtë jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave, si dhe për përpjekjet e NATO-s me të cilët bashkëpunuam ngushtë. Është e rëndë të dëgjoj këto akuza. Unë nuk isha i sigurt nëse do ta shihja më familjen time, e lëre më të ushtroja kontroll. U ktheva në atdhe për të rrezikuar jetën time për liri”, tha Thaçi.

Procesi gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së vijon në Hagë, ndërsa pritet që gjykata të shqyrtojë argumentet e mbrojtjes dhe të prokurorisë përpara vendimit përfundimtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...