14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Jam shumë i lumtur që jam këtu” – Marash Kumbulla prezantohet te Mallorca: Objektiv, minuta loje dhe ndihmë për skuadrën

Marash Kumbulla, qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, është prezantuar zyrtarisht si futbollist i ri i RCD Mallorca-s, ku do të luajë deri në fund të sezonit si i huazuar nga AS Roma.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam folur me drejtorin, Pablo Ortells, dhe me trajnerin Jagoba Arrasate, dhe ata kanë shumë besim tek unë. Më kanë treguar shumë për projektin që ka Mallorca dhe, sapo më thirrën, desha të vija sa më shpejt të ishte e mundur”, – u shpreh mbrojtësi 25-vjeçar gjatë prezantimit.

Ky është një “rikthim” në LaLiga për Kumbullën, i cili sezonin e kaluar ka luajtur me Espanyol-in, duke zhvilluar 36 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Mbretit.

Mbrojtësi kuqezi zbuloi objektivat e tij në aventurën e re:
“Dua të luaj sa më shumë ndeshje të jetë e mundur dhe të ndihmoj skuadrën të arrijë maksimumin. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Me trajnerin kemi folur për atë që ai kërkon, për klubin, tifozët dhe gjithçka që përfaqëson Mallorca. Më pëlqeu shumë.”

Në klubin e ri, Kumbulla do të gjejë edhe një fytyrë të njohur nga Serie A, sulmuesin kosovar Vedat Muriqi:
“Me Vedatin kemi folur edhe kur e takova tek Espanyol-i. Kam një marrëdhënie të mirë me të dhe mezi pres ta shoh përsëri së shpejti”, – tha Kumbulla.

Në fund, mbrojtësi shqiptar nuk harroi të dërgojë një mesazh për tifozët e Mallorcas:
“Faleminderit për mikpritjen. Do të jap gjithçka për këtë stemë dhe dua të luaj këtu, së bashku me ju.”

Kumbulla bëhet kështu i pari futbollist shqiptar që vesh fanellën e RCD Mallorca-s, pas aventurave të tij në Itali me Hellas Verona dhe Sassuolo, si dhe te Roma. Ai ka luajtur 24 ndeshje me kombëtaren shqiptare dhe është pjesë e brezit të ri të kuqezinjve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...

Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron SHBA: “Tërhiqni kompanitë dhe punonjësit nga Lindja e Mesme”

0
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të tërheqin kompanitë dhe punonjësit e tyre nga Lindja e Mesme, ndërsa...

Shpërthim me tritol në Lezhë, dëmtohet makina e një polici

0
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit qytetin e Lezhës, ku një automjet në pronësi të një efektivi policie...