6.5 C
Tiranë
Wednesday, November 13, 2024
spot_img

“Janë mashtrime, vajzën time e kanë shtyr të denoncojë”, flet nëna e njerës prej vajzave që u dhunuan në Berat

Ndërkohë që pritet të bëhet e ditur zyrtarisht edhe përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore e kryer mbi dy vajzat, të dyshuarit për ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë janë Andon Shoshari, 20-vjeç dhe Ardin Nano, 33-vjeç, të cilët janë arrestuar nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasit A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe”, raportoi policia.

Nëna e një prej vajzave që akuzuan për përdhunim dy të rinj ka deklaruar se 16-vjeçarja është shtyrë për të bërë kallëzimin nga familja e të fejuarit të saj. E ëma është shprehur se e bija ka qenë në një lidhje me Andon Shosharin, por janë ndarë dhe më pas është fejuar me dikë tjetër, por pretendon se familjarët e tij nuk e lejojnë të takohet me vajzën.

Rudina Jashari deklaroi se dy të arrestuarit, Andon Shoshari dhe Ardin Nano, janë të mirë dhe se 20-vjeçarin, me të cilin vajza e saj ka pasur lidhje, e ka djalin e kunatës.

“Janë mashtrime, vajza ime është 16-vjeçe e kanë shtyrë të denoncojë Andon Shosharin dhe Ardit Nanon. Gënjejnë, vajza ime është shtyrë të bëjë denoncimin. Të dy djemtë janë shumë të mirë, janë djem të lagjes. Ai është djali i kunatës sime, vajza ime ka qenë në një lidhje me të para dy vitesh dhe ajo ka kryer marrëdhënie me të, nuk është problem.

Pasi janë ndarë nuk kanë pasur ngacmime. E kanë shtyrë vjehrra, kunati, e burri. Ajo është e fejuar, nuk është martuar akoma. Janë gënjeshtra, presim të marrin masa sepse nuk jam e bindur. Mua smë tha asgjë, nuk më lejojnë ta takoj burri dhe familjarët e saj. I kam shkuar me polici tek shtëpia.

Vajzën nuk ma sjellin tek shtëpia, unë kam për detyrë ta marr fëmijën këtu, tek shtëpia ime, të mos jetë tek vjehrra. E dua vajzën time në shtëpi, s’kam ankesa për dy djemtë janë të mirë”, tha nëna e të miturës.

Të dyja familjet hedhin akuza kundrejt familjes ku janë fejuar dy vajzat, duke deklaruar se ata kanë inskenuar gjithë këtë ngjarje, për shkak të inatit dhe xhelozisë pasi dy vajzat kanë pasur një marrëdhënie (bashkëjetesë) me dy djemtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT