29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Romeo Veshaj tregon si e mori unazen e propozimit Donaldi për Borën

Në një moment emocionues në premierën e “5 herë jo”, aktori Donald Veshaj iu ul në gjunjë Bora Zemanit dhe i propozoi martesë. Ndërsa shumë njerëz u ndjeën të prekur nga kjo skenë romantike, Romeo Palushi ka zbuluar një anë tjetër të historisë – ai është ai që ka zgjedhur unazën.

Teksa ka qenë ftuar në “Dancing With The Stars” për të shoqëruar partneren e tij Fifi në kërcim, Romeo ka përdorur rastin për të treguar historinë pas unazës së martesës. Sipas tij, ai ka zgjedhur unazën dhe jo Donaldi, pasi Donaldi kishte frikë se do të kuptohej se po përgatitej për propozim.

Romeo tha: “Unazën ia mora unë, nuk e zgjodhi Donaldi. E kam provuar në gishtin tim, prandaj është e madhe, 1-2 cm. Donaldi tha: ‘Nuk mund të futem në argjendarie se do të kuptohej’. E i thashë që do të shkoja unë, ndërsa atje më thanë: ‘Bravo Romeo, sa ke ndryshuar, do martohesh’. Pastaj më kërkuan një foto të vajzës, për ta zgjedhur…”.

Aktori gjithashtu ndau momente të tjera nga kjo periudhë, duke përfshirë përgjigjen e tij kur e pyetën ta përshkruante vajzën me fat. “U thash: ‘Ajo ka sytë më të bukur në botë’ dhe më treguan këtë unazën, që është pak e madhe,” shtoi Romeo, ndërsa shpreh dashurinë e tij për kunatën e re.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...