10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Jehona: Historia e një nëne që nisi nga zero pas divorcit

Në një banesë njëdhomëshe në Prishtinë, Jehona ka disa muaj që jeton me qira. E ndarë nga ish-bashkëshorti, ajo po rrit djalin e vogël e vetme dhe punon dy punë për të mbuluar shpenzimet.

Jehona – emër i vendosur nga redaksia për t’ia ruajtur anonimitetin – vendosi të largohej nga një martesë ku, sipas saj, kishte përjetuar dhunë në familje për vite me radhë.

“E kam nisur nga zeroja. Se unë trashëgimi prej babait nuk kam. Por, s’e kam problem. Vetëm ta kem shëndetin se punoj”, shprehet ajo.

Ajo pretendon se ish-bashkëshorti ka pasuri të konsiderueshme, por ka bërë gjithçka për të shmangur ndarjen e saj pas divorcit.

Ai ka blerë banesë, ka veturë. I ka transferuar të gjitha në emër të vëllait, të babait, që të mos i ndajë me mua”, thotë Jehona.

Sipas Ligjit për Familjen në Kosovë, pasuria e krijuar gjatë martesës konsiderohet pasuri e përbashkët, që duhet të ndahet në mënyrë të barabartë pas divorcit. Megjithatë, raste si ai i Jehonës tregojnë se shpesh gratë ballafaqohen me sfida të mëdha për të kërkuar të drejtat e tyre ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...