17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Jemi qytetarët më të vjedhur të Evropës”, Berisha nga Kuçova

Berisha: “Jemi qytetarët më të vjedhur të Evropës. Me mund me reforma do bëjmë që të jemi më të paguarit në Ballkan. Më parë shqiptarët nuk po largoheshin nga Shqipëria, po lëviznin, ata u bindën që Shqipëria mund të bëhej nga shqiptarët. Qeveria kishte një qëllim kryesor, rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe përmisimin e kushtetve të jetesës. U ndërtuan në mbarë Shqipërinë mbi 11 mië kryeministri rrugë, e vërtetë e pamohueshme. Kishte një qëllim dhe ky qëllim ishte të përmisohej gjithnjë e më shumë jeta e qytetarëve, kishte një parim pa fshat të zhvilluar nuk ka Shqipëri të zhvilluar. Përndryshe këtu modern dhe atje mesjetë nuk është zhvillim. Çfarë ndodhi, nga 2013 deri sot. Ne jemi të fundit për rroga dhe pensione në Ballkan, 40% më të ulëta se në Kosovë, të gjithë marrin dyfishin e rrogave atje megjithëse gjysmën e buxhetit tonë. Kryeministri i Kosovës ka qëllim jetën e qytetarëve, përmisimin e jetës, kurse ky i Shqipërisë ka qëllim të vjedhë sa më shumë. Ku shkojnë paratë sot? Në dy kanale, te qeveritarët dhe klientela e tyre. Vetëm boxhe janë marrë 5 miliard euro, të ardhurat çdo vit 4 miliard. Para ka shumë, po nuk shndërrohen në rroga, pensione, infrastrukturë, në ndihmë për fermerët, ku shkojnë? I marrin qeveritarët dhe klientela e tyre. Të gjitha këto. Përjetojmë vështirësi në rritje. Ky kryeministër shëtit me avione mbi qindra udhëtime, 15 fluturime Xhaçka, nga 15 mijë euro fluturimi. Të tjerët ulen dhe hanë biftekun 1 mijë euro. Vazo 4 milion euro. Si vjedhin këta? Këta ndërtojnë 1 km autostradë 24 milion euro, kur ndërtohet një shkollë me 6 milion euro. Kryetari i Bashkisë thotë kam mbjellë 1 milion pemë, 10 herë parku i Liqenit. Ja u thotë qytetarëve, sepse vjedh me fidanet, mbjell 1 milion pemë, të paktën ka vjedhur 9 milion euro. Kanë kaluar në vjedhje të hapura, as që duan t’ia dinë për qytetarin, për fëmijët, bizneset. Çfarë është sot? Është një apel të bashkohemi me të gjithë ata të cilët e kuptojnë se Shqipëria është një vend i bekuar, me pasuri përrallore, një trashëgimi e jashtëzakonshme, me rezerva natyrore si në asnjë vend tjetër”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...