11.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

“Shqipëria shpopullohet nga regjimi i Ramës “, Berisha prezanton kandidatin në Kuçove

Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të bashkisë Kuçovë u shpreh se Shqipëria nuk është shpopulluar ndonjëherë sa është shpopulluar nga banorët e saj në 8 vite të regjimit të Edi Ramës. Ai gjithashtu theksoi se asnjë komb tjetër nuk ka pësuar humbje siç ka pësuar kombi ynë që ka humbur më shumë se një gjeneratë. Kreu i PD u shpreh se qytetarët e kanë në dorë të votojnë vendosjen e pluralizmit ne në vend. Ai tha se në vend të përmirësohemi po e braktisim këtë vend si të ishte një vend i mallkuar dhe shkojmë duke u varfëruar. Berisha u shpreh se kjo qeveri ka krijuar pasiguri të mëdha tek qytetarët, ku njerëz të pafajshëm vriten, por kur kryeministri i vendos tritol mediave, bandat guxojnë të lëshojnë breshëri.

Ndër të tjera kreu i PD vijoi:

Berisha: “Ju falënderoj me shumë mirënjohje. Së pari përshëndetje të përzemërta. Ky entuziasëm është mesazhi më i fuqishëm që i përcillni shqiptarëve. Për çdo shqiptar, Shqipëria është në rrokullisje të madhe, përjeton një gjendje në disa aspekte të pashembullt në historinë e vetë, që ka njohur pushtime të gjata, nuk është shpopulluar nga banorët e saj, sa në këto 8 vite të regjimit të Edi Ramës. Në asnjë komb tjetër, të largohet nga vendi më shumë se 1/3 e popullatës, asnjë komb nuk ka humbur më shumë se një gjeneratë si humbëm ne. Kjo energji që keni ju është burim i fuqishëm frymëzimi dhe shprese për mbarë shqiptarët, që në 14 maj të votojnë kandidatin e koalicionit Lefter Maliqin. Njëri nga më të përkushtuarit e këtij vendi, një bir i këtyre trevave, që pushtetin që i dhatë e përdori për përmisimin e vendit. Komunat që qeverisi ai pësuan ndryshime më cilësore se shumë rajone të tjera të vendit. Dëshmi e përkushtimit, e vizionit e dashurisë së tij për të ndryshuar çdo ditë realitetin ku jetojmë. Ai vjen sot kandidat i koalicionit, me mbështetje të plotë të qytetarëve. Kam bindjen se Kuçovë koalicioni do ketë një nga sukseset më të shkëlqyera. Ne më 14 maj votojmë qeveritarët vendor, e vërteta është se në 14 maj ne kemi në dorë njërin nga vendimet më të rëndësishme të politikës. Kemi në dorë të votojmë së pari vendosjen e pluralizmit në Shqipëri. Si ka mundësi që në 8 vite, rrokullisemi në kët mënyrë. Edi Rama braktisim këtë tokë si të ishte e mallkuar, në vend që të përmisohemi shkojmë duke u varfëruar. Të gjitha këto kanë një emërues të përbashëkt, regjimi vendosi pushtetin në duart e tij, vendosi monizmin. Edi Rama sot kontrollon 10% më shumë se diktatori i fundit në vitin 90. Ju si qytetarë, liritë dhe të drejtat që ua jep Kushtetuta, i keni fiktive, s’keni asnjë garanci, sese janë në duart e një regjimi që nuk ka ligj që bashkëpunon ditë e natë me krimin. Çfarë do bëjmë ne më 14 maj, do t’i japim përgjigjen e merituar këtij regjimi. E kemi dhe ne një përgjegjësi, e ndihmuam Edi Ramën, ku dorëzuam të gjitha komunat dhe bashkitë atij. Nuk përsëritet kurrë më. Jemi një forcë politike që mbetet e pamposhtur sepse kauza jonë është e ndershem dhe e dyta gabojmë por i korrigjojmë gabimet tona. Ndaj në statut vendosëm mosbojktimin e zgjedhjeve. Po largohemi nga Shqipëria. Më 14 maj duhet t’i japim një përgjigje të merituar regjimit të bazuar në krimin dhe drogën. Ka krijuar pasiguri absolute te qytetarët. Njerëz të pafajshëm vriten, para një jave u ekzekutua në banak një nënë një gjyshe, para disa ditësh u ekzekutua një roje, një breshëri kundër një medie, sigurisht kur kryeministri thotë se kokën t’i hanë njëri tjetrit, po kjo është një çelës për të vrarë. Një kryeministër kurrë nuk duhet të thotë një gjë të tillë. Kur kryeministri thotë kokën t’i hanë njëri tjetrit, ka bërë që sheshet lokalet të jenë në duart e krimit. Kur kryeministri i vendos tritol medieve, bandat guxojnë të lëshojnë breshëri kundër tyre. Dje familjarët varrosën njeriun e tyre të pafajshëm që u ekzekutua në krye të detyrës. Sot si ngushëllim patën nga ky cinik se rendi sot është më i mirë se kurrë. A ka cinizëm më të madh se ky?”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...