10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Jessie J ndan shpresat pas operacionit: “Kanceri i gjirit mund të jetë zhdukur plotësisht”

Ylli i muzikës, Jessie J, ka dhënë një përditësim emocionues rreth luftës së saj me kancerin e gjirit. Gati një muaj pasi zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në fazat e hershme, këngëtarja britanike shprehu shpresa të mëdha se sëmundja e saj “është zhdukur plotësisht” pas operacionit.

Në një postim në rrjetet sociale, Jessie J përmendi disa përparësi pas ndërhyrjes kirurgjikale, duke përfshirë rikthimin e gjoksit në gjendjen e mëparshme, kohën e kaluar me miqtë dhe momentet pozitive si shijimi i një filmi dhe masazheve. Megjithatë, ajo pranoi edhe vështirësitë që po përballet, duke shprehur dhimbje dhe shqetësim për pamundësinë e të qenit nëna aktive dhe për pasojat e operacionit si lodhja dhe problemet me gjumin.

Në një sqarim të mëvonshëm, Jessie J theksoi se rezultatet finale të trajtimit ende nuk janë marrë dhe se ajo “shpreson” që kanceri të jetë zhdukur. “Operacioni u bë vetëm katër ditë më parë dhe unë po përqendrohem te aspektet pozitive, por do të pres rezultatet dhe do t’i ndaj me ju sapo të kem siguri,” shkroi ajo.

Në fillim të qershorit, këngëtarja kishte zbuluar për publikun në Instagram lajmin e diagnostikimit, duke nisur kështu një rrugëtim të vështirë që po përpiqet ta kalojë me pozitivitet dhe kurajë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...