23.5 C
Tiranë
Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Jetonte në Itali prej 8 vitesh, kjo është 37-vjeçarja që u vra nga ish-bashkëshorti në shtëpi

Një ngjarje e rëndë u shënua në Itali.

Një çift shqiptarësh u gjetën të vdekur. Fillimisht u dyshua se ishte vetëvrasje, por më pas hetimet zbuluan se ata ishin vrarë.

Autori i krimit mendohet se është ish-bashkëshorti i gruas, i cili u arratis pas ngjarjes me një makinë. Sipas medieve italiane, mendohet se krimi ka ardhur për shkak se autori nuk donte të pranonte lidhjen e re të ish-gruas së tij.

Viktima është Vera Myrtaj, 37 vjeç. Ajo jetonte në Itali prej 8 vitesh. Më herët, Vera kishte jetuar në Greqi.

Vajza e saj 15-vjeçare ka alarmuar forcat e rendit, pasi kishte që në orën 5 që telefononte nënën e saj, por nuk kishte arritur të vendoste kontakt.

Në vendngjarje autoritetet italiane gjetën një pistoletë dhe një thikë. Por çifti shqiptar, sipas mediave italiane, rezulton të jetë vrarë me thikë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT