Mbrëmjen e djeshme, edicioni i tretë i Ferma VIP u hap me histori dhe momente të veçanta nga konkurrentët. Këngëtarja e njohur Soni Malaj rrëfeu fillimet e saj në industrinë muzikore, duke treguar se karriera nuk ka nisur menjëherë si solo:
“M’u desh një vit punë, e kam filluar si grup. Na kanë lënë bashkë, pastaj kemi dalë duke performuar,” tha ajo, duke theksuar se këto eksperienca i dhanë bazat për suksesin e mëvonshëm.
Një tjetër moment i veçantë erdhi nga poetesha Mimoza Ahmeti, e cila gjatë prime-it shfaqi dilema për natyrën live të spektaklit. Pas konfirmimit se ishte drejtpërdrejt, Moza vazhdoi njohjen me pjesën tjetër të fermerëve, por pak minuta më vonë vendosi të pushojë:
“Jo nuk më flihet. Dua të filtrohem e të takoj veten. Kur mbaron spektaklin? Çfarë po bëni a ka dhe shumë?” – deklaroi ajo gjatë komunikimit me moderatoren Arbana Osmani.
Momente të tilla, të përziera me rrëfime personale dhe karaktere të forta, kanë bërë që Ferma VIP të kapë menjëherë vëmendjen e publikut, duke e shndërruar në një nga reality show-t më të ndjekur këtë sezon.






