19.5 C
Tiranë
Saturday, April 11, 2026
spot_img

Jori flet për raportin me Luizin: Nuk kemi folur më pas daljes nga BBV

Modelja Jori Delli ka sqaruar së fundmi një deklaratë të saj gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip 2. Në reality show, Jori dhe Luiz Ejlli u shprehën se se ishin njohur më parë jashtë. Por e ftuar në Top Albania Radio, Jori mohoi njohjen si dhe foli për raportin me artistin.

“Luizi nuk ishte fare i vërtetë aty brenda, tallej.(qesh) Ai thonte që ne kemi qenë bashkë dhe unë që i thoja ‘mirë mirë’. Jam e lumtur për Luizin dhe Kiarën. Pashë që më kishte dalë një video në TikTok që gjasmë provokoja Luizin. Isha shtrirë te divani, por unë jam shumë e gjatë, kisha zgjatur këmbët me atë qëndrimin tim si çun. Në atë moment isha përgjumësh, më kishte dalë pak gjoksi dhe njerëzit thonin që e kisha bërë kastile.

Ne kishim një kimi të madhe dhe rrinim bashkë, këndoja, kërceja me të, kishte humor. Në atë shtëpi aq doja unë. Nuk kam patur më kontakte me Luizin që pas mbarimit të “BBV”. Me Kiarën nuk kemi folur shumë, nga ana ime nuk ka patur hatërmbetje dhe jo nuk më ka ftuar në dasmë. Luizi më ftoi kur ishim brenda, nuk e di a vlen ftesa tani që kemi dalur.“, u shpreh Delli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shenjat e horoskopit që vendosin logjikën mbi emocionet

0
Disa persona njihen për mënyrën e tyre të ftohtë dhe të kontrolluar të reagimit, duke zgjedhur gjithmonë arsyen përpara ndjenjave. Edhe pse shpesh perceptohen...

Fushë-Krujë/ Konflikti për pronën përfundon në vrasje, 41-vjeçari qëllohet me armë gjahu; autori në...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në...

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një...

0
Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon,...

Horoskopi ditor, e Shtune, 11 Prill 2026

0
♈ Dashi Ndihesh më i qetë dhe më i kthjellët. Është moment i mirë për të reflektuar dhe për të rregulluar planet. ♉ Demi Stabiliteti dhe siguria...

Parashikimi i motit, e Shtunë, 11 Prill 2026

0
Më 11 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë...