8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Jorida Tabaku kërkesë SPAK: Të përcaktohet një Prokuror Special për të hetuar krimin zgjedhor

Për të mos njollosur zgjedhjet thekson Tabaku, duhet vullnet politik jo në letër, jo me fjalë por me veprime konkrete.

Një tjetër shqetësim që ngriti Tabaku është edhe çështja e emigracionit masiv dhe azilkërkuesve. Sipas saj, shkak i largimeve është korrupsioni.

Edhe në këtë rast shprehet Tabaku mungon vullneti politik për të rregulluar problemin akut që mbyll dyert e shpresës.

“Së pari, ne ndodhemi dy muaj nga dita e zgjedhjeve vendore. E për të mos përsëritur zgjedhjet e njollosura nga problematika e ndërhyrjes brutale politike sa në manaxhimin e procesit ashtu dhe në përfshirjen e elementëve jashtë politikë në të, si blerja e votave dhe përfshirjen e krimit të organizuar, ne duhet të tregojmë vullnetin politik jo në letër, jo me fjalë po me veprime konkrete.

Prandaj, shfrytëzoj mundësinë e dhënë sot për t’i kërkuar drejtuesit të SPAK, z. Dumani, përcaktimin e një Prokurori Special që do të mund të hetojë krimet zgjedhore dhe ato ndërlidhje që njollosën raportet e BE për vendin tonë.

Së dyti, në raportet e Komisionit Europian, ka qenë një problem gjithnjë e më i artikuluar çështja e emigracionit masiv dhe azilkërkuesve që prekin tokën e vendeve anëtare. Fatkeqësisht, hemoragjia sociale i ka bërë dëm Shqipërisë dhe nëse së paku kjo problematikë do të përballej me seriozitet do të mund të kishim një alternativë përtej mohimit kronik. Kjo është sfida e ekonomisë dhe politikës shqiptare.

Së treti, një nga problemet e rëndësishme që i shtyn shqiptarët drejt largimit masiv është Korrupsioni. Nga pozicioni i Këshillit të Integrimit por edhe nga ajo e deputetes në Parlament, kam ngritur shqetësimin se në vendin tonë mungon vullneti politik për të rregulluar problemin akut që mbyll dyert e shpresës.

Përkrah nismave ligjore, si paketa antikorrupsion propozuar nga Partia Demokratike, ne duhet të kemi dhe vullnetin politik për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur interesin publik dhe kushtetutën në rastin e luftës kundër korrupsionit. Kjo luftë duhet të jetë një prioritet kombëtar nga kuvendi”, është shprehur deputetja e PD.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...