10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Jorida Tabaku kërkon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për profesionet e lira

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Profesionet e Lira, drejtoria e Tatim Taksave ka vazhduar dërgimin e emaileve ndaj profesionistëve të lirë duke i kërcënuar me gjoba në rast të mospagimit të taksave. Deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila ishte në krye të betejës për profesionet e lira në Gjykatën Kushtetuese, ka reaguar për këtë çështje përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Tabaku i ka kërkuar Ministrisë së Financave që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se një demokraci e vërtetë respekton vendimet e gjykatave. Ajo është shprehur se personave që kanë paguar taksën për një ligj që është shpallur antikushtetues, qeveria duhet t’ua kthejë pagesën pas. Nëse mazhoranca nuk vepron kështu, Tabaku ka premtuar një propozim ligjor që do t’i rikthejë këstet e paguara për një ligj të shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese.

Fitorja e profesionistëve të lirë në Gjykatën Kushtetuese ka rihapur një debat në lidhje me formën e taksimit në Shqipëri. Gjykata vendosi në favor të profesionistëve të lirë në fund të qershorit, pak ditë përpara përfundimit të afatit kohor të pagimit të taksave. Kjo betejë është konsideruar me rëndësi të veçantë për profesionistët e lirë.

Fjala e deputetes së PD, Jorida Tabaku:

“Komunikime dhe shqetësime pa fund nga profesionistët e lirë, të vetëpunësuarit dhe bizneset e vogla në lidhje me faktin që ndonëse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që i ka dhënë të drejtë profesionistëve të lirë dhe ka rrëzuar taksën diskriminuese dhe të pabarabartë të profesioneve të lira, sot me kokëfortësi dhe arrogancë, institucionet shtetërore, Ministria e Financave vazhdon dhe nis njoftime për profesionistët e lirë. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që është atje për t’u zbatuar, jo për t’u interpretuar, as për t’u pëlqyer, as për t’u komentuar.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës përfundimtare. Ka 9 vendime që janë në radhë nga Kuvendi dhe që nuk zbatohen, por në këtë rast, ky vendim prek 30 mijë profesionistë të lirë. Kushdo që e ka bërë këtë pagesë duhet t’i kthehet menjëherë, Ministria e Financave duhet të ndalojë nisjen e njoftimeve dhe kamatvonesat që ia nisin përditë bizneseve. Unë e di që ndoshta nuk janë të kënaqur, ndoshta nuk i pëlqen, por në këtë rast i bëj thirrje që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, zbatojë vendimin që ka njohur gjykata si tatim të padrejtë dhe mos vazhdojnë me këtë sjellje uzurpuese.

Nëse kjo nuk ndodh, ne do të prezantojmë një projektligj që do të detyrojë institucionet të kthejnë pagesat e marra.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...