19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Jorida Tabaku letër kreut të SPAK-ut për ecurinë e hetimeve për inceneratorët: Beteja vazhdon derisa të bëhet drejtësi

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku dhe kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët i është drejtuar me një shkrese kreut të SPAK-ut Arben Kraja.

Tabaku kërkon nga SPAK informacion mbi ecurinë e hetimeve, ndërsa thekson se beteja do të vijojë deri në vendosjen e drejtësisë.

Postimi i Tabakut:

Pas një beteje mbi 3 muaj në Komisionin Hetimor të inceneratorëve për të zbardhur të vërtetën e aferës korruptive 430 mln euro nga një grup i strukturuar kriminal kemi dërguar në SPAK 7 padi ndaj: Erion Veliaj, Emiriana Sako, Alqi Bllako, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ëngjëll Agaçi dhe Armando Subashi.

Partia Demokratike shkroi një raport 120 faqe që për fatin e keq nuk u votua në Kuvend por që gjithsesi u dërgua në SPAK përmes një padie 90 faqe ku përfshihehin 112 prova që tregojnë se si 50 të akuzuar përfshirë Edi Ramën në krye kanë punuar për të abuzuar me paratë e shqiptarëve.

Kërkesa që i kemi dërguar SPAK është as më shumë e as më pak se sa vazhdimi i zotimit për t’i shkuar deri në fund kësaj afere. Do të vazhdojmë të këmbëngulim deri në daljen përpara drejtësisë për Aferën e Shekullit. Edhe në këtë kohë krize dhe inflacioni të lartë taksat e shqiptarëve paguajnë edhe më shtrenjtë inceneratorin e Tiranës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...