10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Jozefina Topallit, e deleguara politike për Diasporën në PD: Skandale dhe manipulime masive me votën në Greqi dhe Itali

E deleguara politike për Diasporën në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, ka ngritur sot alarmin për shkelje të rënda të ligjit dhe manipulim të procesit të votimit me postë në Greqi dhe Itali, duke akuzuar institucione dhe individë të lidhur me Partinë Socialiste për ndërhyrje të paligjshme.

Sipas saj, posta DHL në Greqi ka thyer rregullat ligjore duke përdorur nënkontraktorë për shpërndarjen e zarfeve të votimit, gjë që shkel qartësisht Kodin Zgjedhor. “Jo vetëm që nuk dorëzohen zarfat individualisht me pasaportën, siç parashikon ligji, por qytetarëve shqiptarë në Greqi u dërgohet një email ku u thuhet të paraqiten në një pikë të afërt, që shpesh është një pikë bastesh,” tha Topalli. Sipas saj, kjo ka sjellë raste të humbjes së zarfeve apo marrjes së tyre nga persona të tjerë.

Ajo denoncoi gjithashtu një tjetër rast skandaloz në Itali, ku një punonjëse e ambasadës shqiptare në Romë, Marjeta Mikeli, akuzohet për grumbullim dhe dorëzim të paligjshëm të zarfeve të votimit. “Kjo zonjë duhet të merret menjëherë në hetim,” theksoi Topalli, duke shtuar se ndonëse rasti në Itali është më i kufizuar, në Greqi situata ka dalë jashtë kontrollit në shkallë të gjerë.

“Ka informacione që makina me qira dërgohen në Greqi për të mbledhur vota. Madje një ish-kryetar komune nga Çarshova, aktualisht në bashkinë e Përmetit, Veli Mehmeti, raportohet se u jep votuesve një shumë parash dhe më pas ua plotëson vetë fletët e votimit,” deklaroi ajo.

Sipas Topallit, nuk bëhet më fjalë për fenomene të izoluara, por për një sistem të organizuar manipulimi. Ajo kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të KQZ-së dhe të SPAK, veçanërisht në Greqi, për të hetuar rastet “skandaloze që e kanë nxjerrë procesin e votimit jashtë kontrollit”.

“Vetëm brenda 24 orëve, në kohën kur na vinin informacionet për manipulime, numri i zarfeve nga Greqia u rrit me 6 mijë. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër, edhe pse ka komunitete më të mëdha shqiptare,” përfundoi Topalli, duke e cilësuar situatën si një kërcënim serioz për integritetin e procesit zgjedhor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...