37.9 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Parandalohet sulm me bombë në koncertin e Lady Gaga-s në Rio — shpëtohen dy milionë jetë

RIO DE JANEIRO — Autoritetet braziliane kanë parandaluar një sulm të mundshëm me pasoja katastrofike gjatë koncertit të Lady Gaga-s në plazhin ikonik të Copacabana-s, ku ishin mbledhur mbi dy milionë persona.

Në një operacion të koordinuar mes Policisë së Shtetit të Rio de Janeiros dhe Ministrisë braziliane të Drejtësisë, u arrestua personi që konsiderohet si truri i planit, ndërsa një adoleshent u ndalua nën dyshimin se ishte përfshirë në përgatitjen e sulmit. Policia bëri të ditur përmes një deklarate në platformën X se grupi kishte nisur rekrutimin e individëve për të kryer sulme me eksplozivë të improvizuar, me qëllim që të fitonin famë në rrjetet sociale.

“Objektivi i tyre ishte të gjeneronin ndikim dhe vëmendje mediatike, pavarësisht pasojave të mundshme për jetët njerëzore,” deklaroi një zyrtar i sigurisë, duke nënvizuar se hetimet kishin zbuluar sinjale të qarta për rrezik të menjëhershëm.

Koncerti madhështor i Lady Gaga-s ishte pa pagesë dhe konsiderohej një prej eventeve më të mëdha muzikore të mbajtura ndonjëherë në Rio. Një incident i tillë, po të realizohej, do të kishte sjellë pasoja shkatërrimtare, duke kthyer një festë masive në tragjedi kombëtare.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe operacionit të suksesshëm të autoriteteve, skenari i një masakre u shmang në kohë. Ndërkohë, hetimet po vijojnë për të identifikuar nëse pas këtij plani qëndron një rrjet më i gjerë ekstremist.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...