11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Jozi Marku pendohet publikisht për shpullën ndaj Gjestit: “Nuk më bën aspak krenar”

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Joz Marku, ka reflektuar mbi një nga momentet më të debatueshme të edicionit të kaluar — shpullën ndaj Gjestit gjatë daljes së tij nga shtëpia. Në një intervistë për “n’Kosovë Show”, Jozi shprehu pendesë të thellë për incidentin, duke e cilësuar si një veprim që nuk e nderon.

“Patjetër që ndihem keq. Nuk gjej fjalë ta përshkruaj apo ta sqaroj. Ka njerëz që e kanë përjetuar shumë keq përtej ekranit. Shkurt dhe shqip, është diçka që nuk më bën aspak krenar,” u shpreh ai.

Marku theksoi se reagimi i tij ishte i nxitur nga emocionet e momentit: “Reagimet i kemi të ndryshme, emocionet janë shumë të mëdha. Bëjmë gabime, njerëz jemi. Mundesh me gabu.”

Gjatë intervistës, ai shprehu ngushëllime për Gjestin, i cili së fundmi ka humbur vëllain në një aksident tragjik me motor, dhe tregoi se familja e tij nuk e kishte pritur mirë sjelljen në spektakël: “Janë hyrë në vendin e tij, kanë menduar sikur të isha unë në vendin e tij. Shumë e rëndë ndjenja.”

Deklarata e tij vjen si një ndjesë publike për ngjarjen që shkaktoi reagime të shumta dhe ndau publikun mes kritikëve dhe mbështetësve të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...