Prishtinë – Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u zhvillua të enjten seanca lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuar për këtë ngjarje janë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, si dhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Gjatë dëshmisë së tij, Murseli u shpreh se marrëdhënia me Liridonën gjatë 11 viteve të martesës ka qenë e mirë dhe mohoi çdo përfshirje në vrasjen e saj. Ai deklaroi: “Kemi pasur një martesë shumë të mirë dhe dy fëmijë. Liridona ishte një grua e mrekullueshme, nënë e përkushtuar dhe bashkëshorte devotshme. Çdo gjë ka qenë në rregull mes nesh.”
Murseli gjithashtu theksoi se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për të vrarë bashkëshorten: “Ju betohem në dy fëmijët e mi që nuk kam qenë në makinë kur është vrarë Liridona Ademaj. Kam qenë së paku 20 metra larg, as unë dhe as fëmijët.”
Seanca vijon ndërsa gjykata shqyrton provat dhe dëshmitë për të përcaktuar rolin e secilit të akuzuar në këtë ngjarje tragjike.






