6.5 C
Tiranë
Friday, April 10, 2026
spot_img

“Ju po gënjeni haptazi ditën për diell dhe nuk iu bën syri tërr”/ Sula përplaset me Ibrahimajn: “Mund të bërtisni me tona të forta pa thelb, por populli nuk bindet nga fjalët tuaja”

Deputeti Dashnor Sula është përplasur në Kuvend me ministren e Financave, Ibrahimaj lidhur me kompensimin e qytetarëve për rritjen e çmimeve.

Në fjalën e tij Sula ka rreshtuar një sërë shifrash të cilat tregojnë se masat e marra në përgjigje të krizës ekonomike në vendin tonë,. janë më të ulëta në krahasim me vendet e rajonit.

Ndërkohë, ministrja e Financave ka replikuar duke u shprehur se shifrat janë të pavërteta dhe ka akuzuar deputetin se flet me një ton populist.

Pjesë nga debati”

Sula: Kompanitë e rindërtimit të tërmetit, a e dini që 8 kompani janë me probleme penale me persona të arrestuar e në kërkim ndërkombëtar. Vetëm ju ju qëllojnë kryetarët e bashkisë e drejtorat që bëjnë trafik kokaine. Ne s’na qëllon se ne kemi përgjegjshmëri. Bashkia Vorë dhe Kavajë thuajse 100 përqind borxhe.

TVSH në ushqime. Ministrja tha që ka nisur kriza që në 2021 a ju kujtohet që opoizta në tetor erdhi me paketën për të ilir TVSH në 6 përqidn për produktet e shportës. ju nuk e pranuat. Maqedonia e kishte 20 përqind dhe e zeroi. Po aksiza për naftën? Kemi çmim më të lartë jo vetëm në rajon por edhe në Europë. Ju nuk hiqni asnjë taksë. A e dini që keni grumbulluar miliona euro, 342 milion? Kthejani qytetarëve. Këto janë të vërtetat. Nuk ka nevojë për filozofira. Sa do zgjasë varfërimi i qytetarëve. E vërteta është një shoqëri e varfër dhe një qeveri e pasur. Nuk ka më njerëz në bujqësi, shihni Peqinin, Gramshin, Belshi, janë shkretuar. Unë e di që opozita ka problematikat e veta, kemi pasur ne 3 4 oligarkë por ju i bëtë 25. Jam i bindur që këtu tani një pjesë e politikanëve të lartë nuk sillen si politikanë por biznesmenë”.

Ibrahimaj: Mund të dilni në foltore me ton populist e pa thelb. Mund të mos dëgjoni argumentimet tona e të mos lexoni shifrat e inst nd. Rrtja ekonomike nuk vjen vetë por nga politikat e qeverisë. Mund të përmendni shifra të rreme, ju ftoj ti lexoni e ti kuptoni. Ju nuk doni të kuptoni që mbështëtja e qeverisë shqiptare për krizën është 44. 5 miliard lekë. qeveria rishpërndan dhe bën politika që frenojnë rënien ekonomike. Rezultatet tregohen në shumë faktorë. Mund të bërtisni me tona të forta pa thelb, por populli nuk bindet nga fjalët tuaja por nga aktet dhe veprat.

Sula: Nuk i shpik unë këtu, ju po gënjeni haptazi ditën për diell dhe nuk iu bën syri tërr.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa të lënduar pranë urës së Laskos

0
Kuç, 11 prill – Një përplasje mes dy automjetesh ka tronditur rrugën e Lumit të Vlorës, pranë urës së Laskos në Kuç. Burime nga...

Astronautët e Artemis II të rikthehen në Tokë pas udhëtimit më të largët drejt...

0
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:07 më 11 prill, ekuipazhi i Orion pritet të përfundojë udhëtimin e tij...

Sherr në bar në Itali për muzikë, tre vëllezër arrestohen pasi dhunuan pronarin e...

0
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Gardolo, ku një konflikt i thjeshtë për mungesë energjie dhe muzikë të lartë ka degjeneruar në përplasje...

“Prioritet ishte familja” – zbulohet arsyeja e ndarjes së Kejsit me Ines

0
Historia mes Kejsit dhe Ines në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat e këtij edicioni, por lidhja e tyre përfundoi menjëherë...

“Veza simbolizon jetën dhe fitoren” – Kisha Ortodokse publikon udhëzimet për lyerjen e vezëve...

0
Kisha Ortodokse ka publikuar manualin tradicional për lyerjen e vezëve të Pashkës, duke rikujtuar edhe simbolikën e kësaj praktike të rëndësishme fetare. Sipas udhëzimeve, në...