7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Julian Çumrraku dhe Arben Uka vetëdorëzohen, RENEA kontrollon banesën për eksploziv dhe municione

Pas negociatave që zgjatën rreth 6 orë me forcat e RENEA-s në Orosh të Fushë-Arrëzit, Julian Çumrraku dhe Arben Uka janë vetëdorëzuar, duke i dhënë fund qëndrimit të tyre të ngujuar.

Operacioni antiterror, i cili përfshiu forca të specializuara, mbetet ende aktiv, ndërsa policia po siguron perimetrin dhe po kryen kontrolle të hollësishme për eksploziv dhe municione në banesën e braktisur ku dy të dyshuarit ishin fshehur.

Sipas informacionit të autoriteteve, Arben Uka, i njohur edhe si Hamza Uka, ka shërbyer më parë si komandant në Ushtrinë Shqiptare, ndërsa të dyshuarit dyshohet se kanë qenë më parë në Siri dhe kanë lidhje me organizata terroriste.

Autoritetet kanë publikuar edhe fotot e dy të dyshuarve, ndërkohë që operacioni vijon për të garantuar sigurinë në zonë përpara shpalljes së tij përfundimtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...