Banori i ‘BBV3’, Julian Deda, i njohur për pjesëmarrjen e tij aktive në debatet dhe diskutimet në shtëpi, ka nisur ditën me këshilla për banorët e tjerë. Më konkretisht, ai i ka drejtuar disa këshilla Ervinit, duke shprehur shqetësimin e tij për atmosferën aktuale në lojë.
Julian: Shtro rrugë dhe po nuk shtrove rrugë, futu në grup, pastaj se nuk ia del dot. Po bëhet një lojë shumë e pisët dhe unë e kam vënë re këtë, por edhe loja e pisët brenda rregullave është.
Ervini: Edhe unë e shikoj këtë gjë pavarësisht se nuk bëhem shumë pjesë e bisedave dhe këtyre gjërave, i kuptoj gjërat.
Julian Deda po nxit banorët të jenë më aktivë në lojë dhe të mos bien pre e provokimeve, duke shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit në ambientin e ‘BBV3’.