31.3 C
Tiranë
Wednesday, July 1, 2026

Julian Zyla përlotet në podkastin e Edi Ramës, kujton të atin dhe rrugëtimin e tij në politikë

Gjatë bashkëbisedimit në podkastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, kandidati i ri i Partisë Socialiste për qarkun e Beratit, Julian Zyla, nuk i mbajti dot lotët teksa kujtoi momentet e rëndësishme të jetës së tij dhe të atin e ndjerë.

Duke folur për angazhimin e tij në politikë, Zyla rrëfeu se pasioni i tij për këtë fushë ka qenë i pranishëm që në rini. Ai tregoi se ka studiuar politikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Romë, por momenti që e preku më shumë ishte ai i përfundimit të studimeve master në vitin 2010.

Doja të tregoja një nga momentet më të rëndësishme të jetës sime. Ishte fundi i janarit 2010, kur përfundoja studimet master. Ishte dita kur do prezantoja temën e diplomës. Dola mirë dhe arrita synimin. Kryetari i komisionit na tha aty: ‘Nderoni veten tuaj’… Aty ishte babai im dhe shoku im ia përktheu… (përlotet). Ndjesë, kam tre vite që s’e kam,” – u shpreh Zyla me emocion.

Momenti i tij i ndjerë preku edhe kryeministrin Rama, i cili e mbështeti dhe e inkurajoi gjatë bisedës. Kandidimi i Julian Zylës për zgjedhjet e ardhshme vjen si pjesë e një përpjekjeje për të sjellë emra të rinj dhe të formuar në politikën shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më dhunuan sapo dola nga banesa’/ Sulmohet analisti Ilir Demaliaj, policia shpall në kërkim...

0
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar nga dy persona në afërsi të banesës së tij, në një ngjarje që ka shkaktuar reagime. Nga pamjet e publikuara,...

Mbappé thyen rekord historik: ‘Jam vetëm një hap larg Messit’ – dopieta ndaj Suedisë...

0
Kylian Mbappé ka qenë sërish vendimtar për Francën, duke udhëhequr “Gjelat” drejt një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Suedisë dhe kualifikimit në 1/8-at e Kupës...

Norvegjia kalon në fazën e 1/8-ave të Botërorit, Haaland vendimtar në fund: “Zgjidhëm një...

0
Norvegjia ka siguruar një vend mes 16 skuadrave më të mira të “Botërorit 2026”, pas një fitoreje 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në raundin...

“Mbi 1,900 të vdekur dhe mijëra të plagosur pas dy tërmeteve shkatërruese”/ OKB paralajmëron...

0
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor vijon të përkeqësohet ndjeshëm. Sipas autoriteteve, numri i të vdekurve ka...

Rekord historik për temperaturën e oqeaneve/ Shkencëtarët japin alarmin për ngrohjen globale

0
Temperaturat sipërfaqësore të oqeaneve në mbarë botën kanë arritur një rekord të ri historik gjatë muajit qershor, sipas të dhënave të publikuara nga Observatori...