15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Ka gjykuar dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë për aftësitë profesionale por vetë Natasha Mulaj rezulton me mesatare 5.9

Ka gjykuar dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë për aftësitë profesionale dhe lidhjet me krimin, por vetë e ka mesataren e juridikut 5.9 si dhe rezulton me lidhje të shumëfishta me krimin.

Anëtarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj, e cila gjykon në mënyrë përfundimtare nëse një gjyqtar duhet apo jo ta kalojë Vetingun, rezulton me një mesatare të ulët si dhe me lidhje të shumëfishta me krimin.

Natasha Mulaj është regjistruar në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1990 dhe është diplomuar në vitin 1996, pra dy vite me vonesë për shkak të ngeljes në provime.

Mesatarja e notave të Natasha Mulajt rezulton 5.9. Me një mesatare të tillë sot nuk pranohesh në fakultet, jo më të gjykosh gjyqtarët dhe prokurorët.

Siç duket nga lista e notave, shumicën e lëndëve Natasha Mulaj i ka marrë me notën kaluese 5.

Mulaj, jo vetëm u emërua anëtare e KPA, por u zgjodh edhe kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ku shumica e anëtarëve ishin profesorë, me tituj shkencor dhe botime.

Natasha Mulaj ka edhe lidhje të shumëfishta me krimin.

Në vitin 1994, vëllai i saj Ilir Mulaj, ka vrarë në Tropojë, shtetasin Zeqë Neza, duke u dënuar 23 vite burg në mungesë, ndërkohë që krimin ka tentuar ta fshehë duke zhdukur provat. Duke pasur edhe vëllain tjetër Vladimir Mulaj, ish-oficer i policisë kriminale në Tropojë, Ilir Mulaj arriti t’i shpëtoi drejtësisë.

Më 12 shtator 1998, vëllai i saj Vladimir Mulaj, dhe Izet Haxhia e vjehrri i saj Elez Haklaj, kanë qenë pjesë e skenarit dhe grupit që ekzekutoi Azem Hajdarin.

Dy vëllezërit e saj Vladimir e Admir Mulaj, në vitin 2016, i kanë grabitur me presion 205 mijë Euro, italianit Silvio Allamandi, administrator i shoqërisë “Inisiativa Hidroelektrike Shqiptare” sh.p.k (HEC-Bushtrica).

Në 9 dhjetor 2019, Admir Mulaj, vëlla i komisioneres Natasha Mulaj, u denoncua në prokurori nga bosi i drogës Eduard Dauti për skemë mashtrimi 241 mijë Euro blerje apartamenti, firmosur nga Natasha Mulaj, si ish-menazhere e firmës.

Më 21 shkurt 2020, së bashku me ortakun e Geron Xhafës në trafikimin e drogës, Gramoz Murataj; është arrestuar e lënë në burg për lojëra fati të paligjshme në Tiranë edhe Elvis Mulaj, vëllai komisioneres së Vetingut, Natasha Mulaj.

Vëllezërit e saj kanë dalë në përgjime me disa grupe droge dhe kartele krimi në Tiranë.

Elvis Mulaj, njërit prej vëllezërve të kryetares së KPA Natasha Mulaj, është arrestuar si i implikuar në organizimin e basteve sportive në mënyrë të paligjshme.

Ndërkohë që edhe vetë Natasha Mulaj është e skeduar për mashtrime financiare me kredi bankare dhe për fshehje-falsifikim të sigurimeve shoqërore të punonjësve; kur punonte në bizneset e ndërtimit të vëllezërve të saj, Vladimir e Admir Mulaj.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...