10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

‘Ka ikur me pushime’, Krimi monstruoz në Shënavlash: Djali vrau babain pas sherrit për para

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shënavlashin, e ngjashme me krimin e tmerrshëm të familjes Meta që ndodhi disa muaj më parë në të njëjtin vend. Kryefamiljari 62-vjeçar Enver Balla është qëlluar për vdekje me pistoletë nga djali i tij 30-vjeçar, Esmerald Balla. Pas krimit, djali ka hedhur trupin e pajetë në një pus dhe ka pretenduar në polici se i ati ishte zhdukur, duke denoncuar një grua të panjohur që, sipas tij, mund të kishte vrarë 62-vjeçarin.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes atit dhe birit për 7,5 milionë lekë kursime, të cilat djali dyshonte se ishin vjedhur nga babai. Esmerald Balla ka deklaruar në polici se babai kishte marrë paratë dhe kishte shkuar me një grua të panjohur. Kjo deklaratë ka ngjallur dyshime dhe ka ndihmuar hetuesit të zbardhin krimin pas analizës së mesazheve dhe telefonatave.

Më 13 gusht, konflikti mes Esmeraldit dhe babait të tij është përshkallëzuar, duke çuar në vrasjen e Enver Ballës, i cili është hedhur në një pus, rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes. Trupi i viktimës është gjetur dhe pistoleta e përdorur për krimin është sekuestruar nga policia, së bashku me një kasafortë që ishte hapur me gur fresibël dhe ku ishin ruajtur paratë e kursyera.

Burime të afërta me hetimet tregojnë se Esmeraldi ishte frekuentues i eskortave online dhe kishte një histori të lidhjeve jashtëmartesore. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka deklaruar se ai nuk kishte lidhje me vjedhjen e parave. Policia ka arrestuar Esmerald Ballën dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij krimi të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...