30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Elbasan: Zjarri në Fabrikën e Plastikës, shkak i dyshuar shkëndija elektrike

Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik të Elbasanit, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një fabrikë plastike, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe një tym i dendur ka mbuluar të gjithë zonën.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë dhe zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për sigurimin e ambientit. Për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar, dhe dëmet janë vetëm materiale. Grupi hetimor po heton për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Një dëshmitar, Maringlen Çollaku, punonjës në një fabrikë aty pranë, ka ndarë për mediat momentet e rrezikshme gjatë zjarrit. Ai ka theksuar se situata ishte shumë e rrezikshme dhe ka fajësuar tensionin e lartë të energjisë elektrike, duke thënë se rryma ishte 285 volt në vend të 240 voltëve normalë. Çollaku ka ndihmuar në përpjekjet për të kontrolluar zjarri dhe ka nënvizuar se asnjë punonjës i fabrikës nuk ka pësuar dëmtime.

Ishte tej mase e rrezikshme, qoftë për punëtorët që ishin brenda, qoftë për personelin e fabrikës, që janë angazhuar të gjithë me forcat e veta deri në momentin që ka ardhur zjarrfikësja. Pastaj kemi bërë të mundur ndihmën e shpejtë duke hapur tubat e zjarrfikësve sa më shpejt që zjarri të vihet në kontroll. Për momentin zjarri është në kontroll por ka qenë tej mase e rrezikshme. Qoftë për punëtorët, prodhon arka plastike edhe tuba për kalimin e ujit. Shkaku i djegies së fabrikës ka ardhur nga shkëndija elektrike, nga tensioni i lartë që ka ardhur nga KESH-i, prej një rryme 285 volt. Jo si normalja që të vijë 240. Pjesa maksimale ishte që të shpëtojmë punëtorët, gratë që punojnë aty brenda. Shyqyr Zotit, fatmirësisht nuk ka patur të lënduar fare as nga punëtorët, as nga personeli. Punoj në një fabrikë tjetër, por në momentin që kam parë flakën jam paraqitur direkt për ndihmë në mënyrë humane. Rreth 25-30 punëtorë’, thotë Maringlen Çollaku.

Përveç punonjësve të fabrikës që është prekur, edhe ata të fabrikave përreth kanë kontribuar për të ndihmuar në shuarjen e flakëve dhe për të siguruar zonën. Policia dhe zjarrfikësit vazhdojnë të punojnë për të mbyllur rastin dhe për të zbardhur plotësisht shkaqet e këtij zjarri të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...