5.5 C
Tiranë
Tuesday, February 3, 2026
spot_img

Kalbja dhe rrëzimi i Rrepeve të Izvorit u rrezikon jetën familjes Daupaj/ “Asnjë institucion shtetëror nuk merr pergjegjësi përsipër”

Kalbja dhe rrëzimi i një prej rrepeve të Izvorit, të cilat janë shpallur monument natyre u ka rrezikuar jetën anëtarëve të familjes Daupaj nga fshati Tragjas në Vlorë. Sëmundja që ka prekur rrepat, për më shumë se një vit është raportuar nga familja në fjalë pranë DRKK Vlorë dhe njësisë administrative Orikum.

Por mosmarrja e masave, në prerjen e degëve të dëmtuara, ka bërë që 3 ditë më parë, degët të bien mbi banesën dhe biznesin e familjes Daupaj, duke u rrezikuar jetën fëmijëve dhe bashkëshortëve të cilët kanë qenë në banesë.

Fatmirësisht dëmet kanë qenë materiale, por për kryefamiljarin Emiliano Daupaj situata është serioze pasi edhe rrepe të tjerë rrezikojnë të bien, ndërkohë që asnjë masë nuk është marrë për të larguar rrepin e rënë në banesa e tyre.

Emiliano Daupaj thotë se do ti drejtohet prokurorisë për neglizhencë të institucioneve. Ndërkohë që ai vetë nuk ndërhyn dot në pastrimin e rrepeve, pasi këto të fundit janë shpallur monument natyre.

“Kjo është një gjendje shumë alarmante pasi këtu kemi të bëjmë me rrezik për jetën time dhe të familjareve të mi, dhe kushdo banori që mund të ndodhet këtu, pasi kjo është pronë publike. E gjithë ndërtesa është shembur, fëmijët janë traumatizuar. Ky është një kërcënim për jetën e familjes time. Rrepat kanë tri ditë dhe janë Akoma mbi shtëpinë time. Asnjë institucion shtetëror nuk merr pergjegjësi përsipër”,– është shprehur Emiliano.

Ndërsa Ela, bashkëshortja e Emilianos ka qëndruar në ambulancë për të marrë ndihmën mjeksore. Për të gjithcka ka ndodhur ka qenë terrorizuese.

opennews.al
opennews.al

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha thirrje forcave të rendit: “Mos i zemëroni qytetarët, ata po mbrojnë edhe interesat...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje forcave të rendit që të shmangin çdo përplasje me qytetarët gjatë protestave, duke theksuar...

Dosja Epstein: Përmendet emri i Behgjet Pacollit dhe konsulles së Kosovës në Tajlandë

0
Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka zbuluar komunikime ku përmenden emra të lidhur me...

I dënuari për vrasjen e Café & Taverne 54 kapet pas 10 vitesh arratie...

0
Pas gati një dekade në arrati, Xhyljan Perdoda, 27-vjeç, shtetas shqiptar dhe i dënuar për vrasjen e ndodhur në vitin 2016 në lokalin Café...

Françeska Murati nis një kapitull të ri: Postim misterioz me buqetë trëndafilash ndez kureshtjen...

0
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Françeska Murati, duket se po nis një fazë të re në jetën personale, pas spekulimeve për fundin...

Publikohen 3 milionë faqe të reja për Epstein: Dosjet zbulojnë rrjet pushteti, jo lista...

0
Publikimi i rreth 3 milionë faqeve të reja të dokumenteve të lidhura me Jeffrey Epstein ka hedhur dritë mbi rrjetin e tij të pushtetit,...