11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Kam babain sëmurë, doja të paguaja borxhet”, kështu u shpreh para autoriteteve britanike 19-vjeçari shqiptar që u kap në shtëpi bari

Një adoleshent shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike, pasi u kap i fshehur brenda një ‘shtëpie bari’ në në Staffordshire të Veriut. Policia zbuloi 188 bimë kanabisi pasi u fut me forcë brenda një prone në High Street, në Talke. Gjykata e Stoke-on-Trent Crown mësoi se shqiptari Geraldo Meta kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar gjashtë muaj më parë dhe kishte qenë i pastrehë. Por dy ditë para arrestimit, Meta tha se i ishte ofruar një strehim në këmbim të punës për t’u paguar me 190 paund.

Tashmë 19-vjeçari do të vuaj dënimin me 9 muaj burg. Prokurori Andrew Wallace tha se policia u thirr në pronë më 20 dhjetor dhe i pandehuri u kap ‘mat’ teksa ishte shtrirë. “Policia u thirr për të raportuar një rast të një shtëpie bari. Pasi u futën me forcë brenda, ata gjetën të pandehurin të fshehur nën një jorgan. Brenda pronës kishte një numër mjaft të madh bimësh në faza të ndryshme të rritjes. Bimët u gjetën brenda garazhit. Në katin e sipërm u gjetën 68 bimë. Po ashtu dhe në papafingo, u konstatuan gjurmë të rritjes së bimëve narkotike.”, tha Wallace.

“Ato në garazh ishin në gjendje të prodhonin nga tre deri në një të tretën dhe 10 kilogramë kanabis. Një sasi e konsiderueshme me një vlerë nga 12,000 deri në 40,000 £, në varësi të sasive të shitura.”
Meta, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B, ndërsa rezultonte i padënuar më parë.

Peter McCartney, tha se Meta ishte i ri dhe ‘shumë naiv’. “Ai u soll në Stoke-on-Trent me idenë se do të bënte një kopsht në atë pronë. 19-vjeçari mbërriti me gomone në Britaninë e Madhe, ndërsa u shpreh se babai i tij ishte i sëmurë dhe për këtë arsyeje kishte emigruar për të shlyer borxhet. Familja e tij nuk mund të paguante dhe ai kishte frikë se mos e rrihnin ose më keq, kështu që u largua. Në Shqipëri ai jetonte me motrën, mamin dhe babin, ndërsa ishte kamarier para se të largohej nga vendi i tij.”, pohoi McCartney.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...