Mëngjesin e sotëm, gjykata e Apelit të Athinës është alarmuar pasi një person i panjohur ka hyrë me makinën e tij në parking, nga hyrja e rrugës Loukareos.
Burimet bëjnë me dije se burri rreth 35 vjeç pretendonte se kishte futur në automjet lëndë plasëse dhe lëndë narkotike, por hetimet e para nga TEEM nuk i verifikuan fjalët e tij, shkruajnë mediat greke.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e motivit të sulmuesit.