12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

” Kam zbatuar ligjin”, Ish-Zv.Drejtori i Policisë në Prokurori për ngjarjet e 21 Janarit

Ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, ka dhënë sqarime për Prokurorinë e Posaçme (SPAK) lidhur me dosjen e 21 janarit. Gjatë një deklarate për mediat pas daljes nga SPAK, Kuliçaj theksoi se i ka shpjeguar prokurorëve të gjitha veprimet e policisë në atë ditë, por nuk mund të jepte më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor. “Dhashë shpjegimet e mia në lidhje me 21 janarin. Shpjegova të gjitha veprimet e policisë në ditën e ngjarjes. Nuk mund të flas më tepër për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor,” tha ai.

Po ashtu, ditën e djeshme, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, u paraqit në SPAK për të dhënë sqarime lidhur me ngjarjet e 21 janarit. Ai shpjegoi se kishte dhënë informacion si një person që ka dijeni për ato ngjarje. “Plani i masave është 50 faqe, nuk mund ti komentoj. Policia ka bërë një plan të detajuar masash për 21 janarin dhe ka zbatuar ligjin. Kam zbatuar ligjin. Nuk kemi pasur asnjë urdhër për të reaguar. Policia ka duruar dhunë ekstreme dhe nuk ka përdorur as armë dhe as dhunë ndaj protestuesve. Urdhërarrestet janë ekzekutuar,” tha Burgaj për gazetarët pas daljes nga SPAK.

Kujtojmë se në korrik, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal për dosjen e 21 janarit, ku gjatë protestës së asaj kohe u vranë katër qytetarë të pafajshëm. Procedimi ka nisur për vrasjen e Aleks Nikës, si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...