11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Kandidatët në Kukës kanë afat deri më 8 shtator të regjistrohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i rikujtoi forcave politike se për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës kanë afat regjistrimi deri në datën 1 shtator ndërsa kandidatët deri më 8 Shtator.

Kur afatet kohore të vendosura nga KQZ po i afrohen fundit, PD e Sali Berishës ngulmon se paçka se kemi të bëjnë me zgjedhje vetëm në një bashki, kandidati duhet të zgjidhet përmes “Primareve”.

Zhvillimi i tyre do të jetë më 27 gusht, nga ku demokratët e Kukësit kanë si zgjedhje për të votuar 10 kandidatura.

Një ndër emrat e propozuar nga  PD e Lulzim Bashës Arif Rexhmati shprehet se PD duhet të përfaqësohet me një kandidat të vetëm, sipas kërkesës së demokratëve të Kukësit dhe argumenton se përse nuk duhet të zhvillohen Primaret.

“Futja në një proces primaresh kur ka mbetur vetëm një muaj nga zgjedhjet dhe kur situata e brendshme e demokratëve vazhdon të vuajë pasojat e konfliktualitetit dhe të fajësimit, me gjithë qëllimin e mirë në vetvete, nuk i shërben konsolidimit të strukturave dhe gatishmërisë së tyre për fushatën. Hatër mbetjet e pas votimit krijojnë përçarje dhe jo bashkim të anëtarësisë, ndërsa besueshmëria e procesit jo vetëm që nuk jep garanci për bashkim por mund të jetë burim konflikti gjatë dhe pas procesit, me dëme të pariparueshme për rezultatin në zgjedhje”. 

Ky qëndrim i Arif Rexhmatit disa orë më pas u pasua me vendimin e marrë prej kandidati potencial i “Rithemelimit”, Admir Sinamati, për të mos kandiduar.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...