14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Kanë pasur qëndrime të ndryshme, që kanë brenda emocionin dhe tensionin, nuk është kërcënim”, Alibeaj komenton tensionet në mbledhjen e kryesisë së PD

Demokrati Enkelejed Alibeaj në shkallët e Kuvendit ka komentuar tensionet e fundit në mbledhjen e Kryesisë, ku tha se pretendimet e disa deputetëve se u ndjenë nën presion nga militantët, ishin qëndrime emocionale.

Alibeaj në një farë mënyrë i hapi rrugë rikthimit të Bashës në krye të partisë, kur tha se kushdo është i lirë që të kandidojë, dhe se pretendime për garën mund të ketë vetëm nëse ajo nuk është e drejtë dhe kandidatët trajtohen në mënyrë të ndryshme.

Alibeaj tha se zgjedhjet për kryetarin duhet të mbahen sa më parë, pasi anëtarësia ka nevojë për lidership.

Enkelejd Alibeaj: Qëndrimet emocionale mos i merrni, edhe qëndrimi i zotit Bardhi ka qenë deri diku emocional.

Unë mund tju jap garancinë, që në mbledhje asnjë prej anëtarëve të kryesisë nuk ka qenë në presion, unë isha në mbledhje, dhe po ju them atë që perceptova unë. Kanë pasur qëndrime të ndryshme, që kanë brenda emocionin dhe tensionin, nuk është kërcënim.

Ju mund ta perceptoni kështu, por nuk është kështu. Unë mund tju them që kryetarët e degëve janë PD, që në 8 Janar ishin në mbrojtje të të gjithë deputetëve.

Nuk ka pasur asnjë dhunë, përveç fjalëve, pse je kaq i tensionuar? Nëse secili prej jush është ndjerë i fyer apo në një situatë normale, jua kërkoj unë ndjesën, por një gjë, keni të drejtën tuaj që të thoni gjithçka që ndjeni.

Por pse nuk thoni që në mbledhje është thënë mendimi i gjjithësecilit se si duhet të ecë para PD.

Unë jam me idenë që sipas rregullave të statutit, mbledhjet nuk duhet të bëhen publike, megjithatë, nëse e pranojmë që kjo është një çështje publike, po e them dhe unë mendimin tim, PD duhet të marrë një orë e më parë formën e plotë të funksionimit të saj, zgjatja me kryetar të komanduar nuk ka qenë vendimi më i mirë.

Të gjithë ramë dakord që ky drejtim me kryetartë komanduar do të vazhdonte deri pas zgjedhjeve, jëtë bëra dhe unë me aktin e dorëheqjes, nuk arrij ta kuptoj që ne të marrim sërish kohë. Duhet të heqim dorë që gara të vendoset nga emrat, duhet të vendosim rregulla që nuk e bëjnë të domosdoshëm se kush është kryetari i partisë.

Unë propozova një statut të ndryshuar dhe një Kuvend të jashtëzakonshëm në shtator, që të ketë rregulla bashkëjetese për këdo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...