4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Kanë shkelur të drejtat personale”,Portieri i Barcelonës reagon ashpër ndaj mediave pas spekulimeve për ndarjen

Portieri i Barcelonës, Marc-André Ter Stegen, ka reaguar ashpër ndaj mediave pas spekulimeve që ndarja e tij me bashkëshorten, Daniela Jehle, ishte shkaktuar nga një person i tretë. Javën e kaluar, çifti njoftoi ndarjen përmes një deklarate të përbashkët në rrjetet sociale, por së fundmi, pas shpërndarjes së informacioneve të pavërteta, Ter Stegen ka vendosur të sqarojë situatën.

Në një postim në Instagram, portieri gjerman ka akuzuar drejtpërdrejt mediat “Catalunya Radio & Grupo 3Cat” për përhapjen e lajmeve të rreme:
Jam i tronditur dhe i zhgënjyer nga menaxhimi i keq dhe mungesa e lidershipit e kontrollit në ‘Catalunya Radio & Grupo 3Cat’, të cilët kanë përhapur lajme të rreme dhe kanë shkelur të drejtat personale.

Ai përmend gazetarët Juliana Canet, Roger Carandell dhe Marta Montaner si përgjegjës për përhapjen e informacioneve të pavërteta që kanë dëmtuar reputacionin e ish-bashkëshortes së tij:

“Nuk ka pasur asnjë tradhti nga Daniela, nuk ka persona të tretë të përfshirë. Kjo është një e vërtetë absolute. Siç është bërë publike, Daniela dhe unë kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara në kushte të mira, duke ruajtur një komunikim të bazuar në besim.”

Në përfundim të deklaratës, Ter Stegen thekson se është e papranueshme që media publike të përhapë akuza të rreme dhe të sulmojë personalisht Danielën:
“Dëmi është i pariparueshëm.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...

“Numri i nevojshëm i votave nuk u mblodh” – Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë...

0
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Francës hodhën poshtë këtë të martë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Sebastien Le Corneille. Rezoluta, e paraqitur nga...

“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP

0
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...