11.5 C
Tiranë
Wednesday, November 13, 2024
spot_img

“Kanë terrorizuar një milet të tërë se do të rritet çmimin e energjisë”/ Rama: “Kemi përsëri ulje konsumi por reshje nuk ka”

Kryeministri Edi Rama foli në një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Europiann Ursula Von Der Leyen në lidhje me kufizimin e fashës për energjinë elektrike në muajin nëntor.

Rama u ndal te dy treguesit kryesorë që do të jenë vendimtarë për këtë vendim duke theksuar se kursimi ka pasur tregues pozitivë por shtoi se nga ana tjetër reshje nuk ka pasur.

“Kanë terrorizuar një milet të tërë se do të rritet çmimin e energjisë. Ne kemi shtyrë aplikimin e fashës për muajin tetor jo sepse kështu duam por këto lidhen me mundësitë. Kishim dy parakushte. E para patëm reshje mjaftueshëm dhe pamë një ulje të konsumit. Një sjellje pozitive për kursim. Po e shohim çdo ditë që s ai përket reshjeve nuk kemi shumë për të parë sepse qielli shkëlqen nga dielli, lajmi është i keq. Sa i takon kursimit kemi përsëri ulje të konsumit. Nëse do të kursehet mundësia që të veprojmë ndryshe me fashën krijohet. Ky alarm absurd këtu neglizhon faktin që fasha ka kohë që është e vendosur në Kosovë. Ka kohë që është e vendosur pa kushte. Dhe nuk na rezulton se ka prekur të gjithë popullin e Kosovës. Sepse nuk i prek të gjithë.

BE nuk është në kushtet kur ka një shpellë me ar dhe ka ardhur dita që ta hapë dhe të derdhë florinjtë. Kjo është kohë lufte. Nuk e kemi zgjedhur ne nuk e ndalojmë dot ne. Nuk është një luftë që nuk na takon dhe nuk ka lidhje me ne. Unë e kuptoj që shqetësimet e natyrës ekonomike mund ta çojnë dikë të thotë çna duhet ne lufta. Ne na duhet shumë. Familja europiane është e kërcënuar. Putin ka shkuar në Ukrainë për të gjunjëzuar perëndimin”, tha Rama.

Ai deklaroi se do të vendoset taksë e jashtëzakonshme për tre prodhuesit e mëdhenj të energjisë elektrike duke nënvizuar se paratë që do të mblidhen do të shkojnë për të ndihmuar njerëzit që kanë më shumë nevojë.

“Ky është basti dhe gjunjëzimi i perëndimit është të ndërpresë gazin, të rrisë çmimet dhe bëj që të refuzojnë atë që kanë arritur dhe të ndryshojnë mendjen për mënyrën si jetojnë. Ne nuk mjaftojnë fare ato 80 mln. Ato janë një ndihmë e rëndësishme. Jemi falenderues për këtë ndihmë. Do të vendosim taksën e jashtëzakonshme mbi tre prodhues të mëdhenj të energjisë. Nuk është taksë për të gjithë HEC por për tre prodhuesit e mëdhenj të energjisë. Nuk është se kemi gjë kundër tyre por ata nuk mund të nxjerrin fitime marramendëse sepse ashtu u ra fati. Me paratë e taksës ë jashtëzakonshme do të mbështesim ata që kanë nevojë”, u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT