Kapen rreth 35 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Igumenicë, ku është ndjekur një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe është ndaluar në qytetin e Igumenicës.
Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 32 pako që përmbanin 34 kg 608 gram marijuanë, një sasi e vogël kokaine dhe 2 celularë. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar.