9.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Kapen 50 kg drogë në Serbi, ministria e Brendshme: U nis nga Shqipëria, kaloi në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka kapur 50 kilogram drogë të llojit marijuanë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme Serbe, ky ishte një aksion ku u shkatërrua një rrjet i kontrabandës që niste nga Shqipëria kalonte nëpër Kosovë dhe përfundonte në Serbi. Nga ky aksion kanë mbetur të arrestuar pesë persona për shkak të dyshimeve se të njëjtit kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

Te personat me inicialet S.M (1993) dhe I.Z (1999) është kapur një sasi e drogës prej 30 kilogramëve, derisa tek të arrestuarit tjerë A.D (1980), G.K (1973) dhe G.K (1981) është gjetur pjesa tjetër e marijuanës dhe pak kokainë.

Ministria e Brendshme e Serbisë tre të arrestuarit e fundit e kishin dërguar sasinë e drogës nga Kosova në Serbi me një makinë e cila ishte e shënuar me shenjën e misionit të “OSBE”-së.

Këta tre të fundit janë arrestuar derisa kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes ku ishte planifikuar ta linin dërgesën.

“Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do t’i dorëzohen Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd”, thuhet në njoftim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...

“S’kam lidhje me magazinat”, Bilal Hasa lirohet, hetimet vijojnë për “Kurtaj”

0
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është lënë i lirë, ndërsa hetimet për operacionin “Kurtaj” do të vijojnë në gjendje të lirë ndaj...

Horoskopi ditor, e Premte , 20 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa të reja. Në punë mund të bëni hapa të rëndësishëm. Në dashuri, tregoni më shumë...

Parashikimi I motit, e Premte, 20 Mars 2026

0
Më 20 mars 2026, moti pritet të jetë relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë ditës. Paraditja do të sjellë intervale...

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....