10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Kapen në flagrancë nga policia duke shitur lëndë narkotike, arrestohen dy të rinjtë nga Fieri

Policia e Fierit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogërave të forta ndërsa janë arrestuar dy trafikantët.

Gjatë operacionit “Corner” u arrestuan shtetasit Artan Mërtiri dhe Ervis Tika btë cilët u kapën në flagrancë duke i shitur lëndën nartoktike shtetasit Aldo Hamzaj, i cili u procedua në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit fizik të dy të arrestuarve dhe gjatë kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, paketime (kuti shkrepsesh) që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës narkotike, një shumë e konsiderueshme parash të valutave të ndryshme, me vlerë rreth 2.600.000 lekë të rinj, 10 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike.

Njoftimi i policisë:

Fier

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Corner”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, Seksioni Operacional në DVP Fier dhe Komisariati i Policisë Fier.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje dhe një shumë parash, me vlerë rreth 2.6 milionë lekë të rinj, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Vihen në pranga 2 bashkëpunëtorët në veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë policore për dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike heroinë, në qytetin e Fierit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Seksionin Operacional në DVP Fier, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Corner”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A. M., 45 vjeç, banues në Celigradë, Fier dhe E. T., 32 vjeç, banues në Grecalli, Fier.

Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “15 Tetori”, Fier, duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike heroinë, shtetasit A. H., 24 vjeç, banues në Fier, i cili u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasve A. M. dhe E. T., si dhe gjatë kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, paketime (kuti shkrepsesh) që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës narkotike, një shumë e konsiderueshme parash të valutave të ndryshme, me vlerë rreth 2.600.000 lekë të rinj, 10 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...