11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kapet ‘fantazma e Tomorit’ – Trafikanti i kërkuar për drogë, ortaku i biznesmenit të njohur të peshkimit, bie në prangat e policisë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia njoftoi arrestimin e Dorian Beut, 46 vjeç, i shpallur në kërkim që nga viti 2023, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në fushën e tregtimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua pranë malit të Tomorit, ku Beu kishte shkuar për pelegrinazh. Ai u prangos në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzat e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprimeve kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK, në bashkëpunim me autoritetet italiane, hetimet kanë zbuluar se Beu është përfshirë në trafikun e qindra kilogramëve heroinë, kokaine, marijuane dhe hashashi drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Por Dorian Beu nuk është vetëm një emër i botës së krimit. Ai rezulton gjithashtu bashkëortak në biznes me një nga figurat më të njohura të industrisë së peshkimit, Gjergj Lucën. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, që prej qershorit 2020, të dy zotërojnë nga 10% të aksioneve në shoqërinë “Organizata e Menaxhimit të Portit të Peshkimit Durrës – OMPD Sh.P.K.”, kompani e cila menaxhon portin e peshkimit dhe ka të drejtën për transport kombëtar dhe ndërkombëtar mallrash.

Porti i Durrësit është përmendur prej vitesh si një nga pikat kryesore të trafikut të kokainës drejt vendeve të Perëndimit. Ende nuk ka prova nëse Beu ka shfrytëzuar këtë aktivitet për veprimtari të paligjshme, por hetuesit pritet të zbulojnë nëse kompania ka shërbyer si mbulim për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Hetimet po vijojnë, ndërsa arrestimi i Beut pritet të sjellë zhvillime të reja në një nga dosjet më të mëdha të trafikut të narkotikëve në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...