14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kapet në Shqipëri 54-vjeçari i kërkuar për trafik droge, pritet ekstradimi në Itali

Policia shqiptare ka arrestuar 54-vjeçarin Agim Shtyllza, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Arrestimi u krye nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Interpol Tiranën, pas shkëmbimit të informacioneve me Interpol Romën.

Shtyllza u lokalizua dhe u kap në fshatin Stom Golem, ndërsa ndaj tij Prokuroria Publike e Torinos kishte lëshuar një urdhër arresti me masën e sigurisë “Arrest në burg” që në janar 2024.

Aktualisht, Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë mbi të.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...

Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron SHBA: “Tërhiqni kompanitë dhe punonjësit nga Lindja e Mesme”

0
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të tërheqin kompanitë dhe punonjësit e tyre nga Lindja e Mesme, ndërsa...

Shpërthim me tritol në Lezhë, dëmtohet makina e një polici

0
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit qytetin e Lezhës, ku një automjet në pronësi të një efektivi policie...