Kapet sasi e madhe droge në kufirin greko-shqiptar. Droga është kapur në zonën e Thesprotisë, Igumenicë.
Mësohet se 126 kg 380 gramë marijuanë janë gjetur në një automjet që ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër e po tentonte të futej në brendësi të tokës greke.
Droga ishte e ndarë në 89 pako, me vlerë rreth 316 mijë euro teksa është arrestuar dhe një person. Policia greke ka sekuestruar 650 euro dhe 2 celularë.
Prej fillimit të këtij viti policia greke e Igumenicës ka evidentuar dhe kapur 3 ngarkesa që vinin nga Shqipëria dhe ka sekuestruar në total 228 kg marijuanë. Vlera e një kilogrami marijuanë sipas përllogaritjes së policisë greke, në Greqi shkon 2500 euro.