16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Kapshticë – Arrestohet 48-vjeçari nga Lushnja për kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë

Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë ka goditur një tjetër rast të kontrabandës me mallra të akcizës, si pjesë e kontrolleve të shtuara në kufi.

Në hyrje të territorit shqiptar u kap në flagrancë shtetasi S. L., 48 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, i cili po tentonte të fuste në mënyrë të paligjshme 32 steka me cigare dhe produkte të ndryshme ushqimore, pa i deklaruar pranë autoriteteve doganore.

Mallrat ishin fshehur në automjetin që ai drejtonte, në kundërshtim me ligjin doganor dhe me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, 48-vjeçari u arrestua për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë”. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia Kufitare njofton se kontrollet intensive do të vijojnë në të gjitha pikat kufitare, për të parandaluar dhe goditur çdo tentativë për trafikim apo kontrabandë mallrash.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...