10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Kapshticë/ Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, arrestohet 26-vjeçari

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin, në mënyrë të parregullt, procedohet penalisht 26-vjeçari.

Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Shtetasi K. S., 26 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në dalje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit, duke qenë se nuk dispononte dokumentet e nevojshme për të udhëtuar në drejtim të Greqisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...