28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Projektvendimi për ndërtesat mbi 50 vjeçare, sot ‘E drejta mbi qytetin’ hap forumin për ta kundërshtuar

‘E drejta mbi qytetin’ organizon sot në orën 18:00 një forum të hapur me temën “Projektvendimi për ndërtesat mbi 50 vjeçare”: Çfarë do të ndodhë me qytetin? tek ambjentet e Qendrës “Tek Bunkeri”. Forumi do zhvillohet një diskutim i lirë, në formën e një forumi, për goditjen e rradhës me vulë institucionale ndaj qytetit duke shpallur me stigme dhe i çuar drejt pasigurisë totale ndërtesat mbi 50 vjeçare dhe qindra mijëra qytetare që jetojnë në to.

Ftesa është e hapur për të gjithë profesionistë të fushës ose qytetarë të interesuar për çështjen.

Në këtë formun do të marrin pjesë grupe dhe individ të interesuar për të ndarë lexime të mëtejshme nga ekspertë, studiues, akademikë, për rreziqet dhe pasojat që potencialisht mund të sjellë miratimi i tij vendimi.

Dinamikat e qytetit po bëhen gjithnjë e më shumë sfiduese, duke sjellë beteja të reja, por njëkohësisht edhe duke kërkuar e nxitur mekanizma të rinj dhe përbashkues në punën tonë në mbrojtje të qytetit dhe të së përbashkës.

Projekt-vendimi për auditimin e objekteve që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar i cili ka qarkulluar tanimë në media ka shqetësuar dhe ka krijuar nevojën për një diskutim më të gjerë në lidhje me këtë çështje.

Duke u nisur edhe nga precedenti rrugës “Ura”, ku pretendimi se “objekti mund të mos i rezistojë një tërmeti tjetër” i hapi rrugë një procesi të tërë gentrifikimi dhe dëbimi të banorëve të zonës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...