18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Karamuço: Vetëm 3 kompjutera të prokurorëve të SPAK u hakuan, të tjerët kishin mbrojtje më të lartë

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur mbi sulmin kibernetik ndaj e-maileve të prokurorëve të SPAK, ngjarje që ndodhi më 12 mars dhe çoi në arrestimin e Arnold Rrokajt dhe Zambak Gjonit, të dyshuar për ndërhyrje dhe shpërndarje të të dhënave të vjedhura. Por sipas tij, ata nuk janë të vetmit të përfshirë në këtë krim.

Në një intervistë, Karamuço deklaroi se sulmi kishte si qëllim të gjithë kompjuterat e prokurorëve të SPAK, por vetëm tre prej tyre u komprometuan. Ai tha se kompjuteri i kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe disa të tjerë ishin të pajisur me nivel më të lartë sigurie, falë kujdesit të prokurorëve dhe survejimit të personelit të IT-së.

“Tentativa është bërë për të gjithë kompjuterat e prokurorëve të SPAK, por ia kanë dalë vetëm me tre. Kompjuterat e tjerë kishin më shumë mbrojtje, kishin ndryshuar paswordet dhe ishin nën vëzhgim të stafit të IT-së,” – tha Karamuço.

Ai shtoi se sistemet e brendshme të teknologjisë, përfshirë laboratorët dhe të dhënat kriminalistike, janë të pavarura dhe shumë të mbrojtura, çka ka shmangur një dëmtim edhe më të madh.

Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë kibernetike të institucioneve të drejtësisë në vend dhe rolin e grupeve të organizuara në këto sulme. Hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët dhe motivet vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...