17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Karl Nehammer betohet në postin e kancelarit të ri, kancelari i tretë austriak brenda tre muajsh

Ish-ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer është betuar më 6 dhjetor në postin e kancelarit të ri.

Nehammer është kancelari i tretë austriak brenda tre muajsh pasi akuzat për korrupsion tronditën Partinë Popullore, të cilës i takon.

Kancelari paraprak austriak, Alexander Schallenberg dha dorëheqje më 2 dhjetor pasi paraardhësi i tij dhe aleati i afërt, Sebastian Kurz njoftoi se po tërhiqet nga politika dhe Partia Popullore pas skandaleve me korrupsion.

Më 3 dhjetor, partia nominoi Nehammerin, 49-vjeçar për kancelar dhe kryetar të partisë.

Detyra e parë e kancelarit të ri ishte kthimi i Schallenbergut në postin që e kishte atë të ministrit të Jashtëm dhe emërimi i ministrave të Financave, të Brendshme dhe Arsimit.

Ndarjet për shkak të pandemisë

Duke folur për gazetarët pas ceremonisë së betimit në postin e kancelarit, Nehammer pranoi se ka shumë punë për të bërë për të nxjerrë vendin nga izolimi që hyri në fuqi në Austri nga 22 nëntori si përgjigje ndaj rritjes së vazhdueshme të të infektuarve me COVID-19.

Izolimi do të duhej të përfundonte në fundjavë por Nehammer tha se do të konsultohet me ekspertët dhe opozitën ditët në vazhdim rreth hapave të ri.

Austria po ashtu planifikon ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër koronavirusit.

Masat e fundit kundër pandemisë kanë ngjallur reagim të opozitës sidomos Partisë djathtiste të Lirisë (FPOe).

Derisa premtoi se do t’i dëgjojë të gjitha shqetësimet, Nehammer bëri thirrje për unitet duke shtuar se ‘ndarja i dëmton të gjithë qytetarët’.

/REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...

Desada Metaj kritikon strategjinë e opozitës:“Në vend që të bëjë kilometrin e fundit drejt...

0
TIRANË – Gazetarja e njohur Desada Metaj ka dhënë një koment të fortë lidhur me protestën e opozitës dhe zhvillimet në Kuvend rreth votimit...