10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Karma” në finale, Anxhela Peristeri ndez skenën e “Eurovision”/ “Do ta mbaj mend gjithë jetën time“

Anxhela Peristeri ka realizuar një performancë të magjishme mbrëmjen finale të “Eurovision 2021”. Kënga e saj “Karma” ka marrë ovacionet e tepërta të publikut të pranishëm, si dhe vlerësime nga producentë mjaft të njohur në botë.

Performanca e saj  mund të përmblidhet me dy fjalë: Energjike dhe perfekte.

Këngëtarja dukej shumë e bukur me veshjen e saj që tërheq jo pak vëmendjen, ndërsa me vokalin perfekt, gjatë performancës i bëri të gjithë të ngrihen në këmbë.

Me paraqitjen ku çdo gjë ishte në nivel, nga zëri tek imazhi, Anxhela elektrizoi skenën e madhe dhe fitoi duartrokitjet e ngrohta të spektatorëve.

Pas performancës, Peristeri, ka thënë disa fjalë për “Euovision”.

Ajo është shprehur mjaft e lumtur, por njëkohësisht, ndihet e mërzitur që nesër e gjithë kjo do të mbarojë, e ajo, nuk do të ketë mundësinë të përjetoj sërish emocionet që të dhuron ky festival.

Jam shumë e lumtur. Ndihem e mërzitur që nesër nuk do të jem më duke performuar në këtë skenë të mrekullueshme. Do ta mbaj mend gjithë jetën time“, u shpreh këngëtarja.

Këngëtarja arriti të fitojë çmimin e parë për veshjen më të mirë në tapetin turkez, në të cilin u shfaq me një fustan të kuq mjaft seksi, të dizejnuar nga Valdrin Sahiti.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...